Cortana i Microsoft është gati për të zëvëndësuar Google Now në Android

Publikuar më: 10-08-2015

cortanaandroid-1.0.0

Muajin që kaloi, Microsoft lançoi një version eksperimental të asistentit dixhital Cortana për Android.

Ndërkohë që ky version përfshin pothuajse të gjitha karaktestikat e versionit për Windows 10 dhe Windows Phone, Microsoft ka dashur të shkojë një hap më tej përsa i përket Cortanës në Android. Në versionin më të fundit eksperimental të lançuar, është e mundur të zëvëndësohet Google Now me Cortanën.

Në këtë mënyrë, Microsoft po rrit praninë e saj dhe në platformën Android. Pavarësisht ardhjes së Cortana, ende ka mënyra për të aktivizuar Google Now por Microsoft po shpreson që shumica e përdoruesve të përdorin Cortanën si asistentin e tyre dixhital parësor.

Mund të themi se ky version i Cortana ende nuk ofron mbështetje për funksionalitetin ‘Hey Cortana’, kjo për shkak të kufizimeve të harduerit Android. Nëse jeni kurioz se si do të duket Cortana në Android, atëherë mund të regjistroheni në programit e testuesve të Microsoft. (PC World Albanian)

Cortana i Microsoft është gati për të zëvëndësuar Google Now në Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)