Cortana e integruar në Cyanogen? Është terësisht e mundur

Publikuar më: 13-09-2015

cortanaforandroid-100609601-largeWindows Phone mund të cilësohet si një zhgënjim, sipas shefit të Cyanogen, Kirt McMaster, megjithatë ai po mundohet të përfitojë nga kjo gjë. Mësohet se McMaster ka në plan të integrojë asistentin virtual të Microsoft, Cortana në sistemin e tij operativ Cyaonogen OS. Gjatë një interviste për International Business Time, McMaster se ai do të integrojë Cortanën në versionin e ardhshëm të sistemin operativ.

Ai e sheh Cortanën si një aplikacion të nevojshëm dhe Cyanogen ekosistemin e duhur të tij. Sipas tij, gjuha e natyrshme e kombinuar me inteligjencën është shtylla kryesore e një sistemi operativ modern. Por kjo varet shumë nga mënyra në të cilën prodhuesi e integron asistentin dixhital në platformën e tij.

Mund të themi se iniciativa e McMaster për të sjellë Cortanën në Cyanogen mund të shihet nga dy këndvështrime. Së pari Cortana do të përbënte një diferencim në ekosistemin Android. Së dyti nëse Microsoft i jep të drejtën e përdorimit të Cortana, Cyanogen ky mund të jetë një sinjal që tregon se Microsoft nuk është i aftë të manaxhojë asistentin e saj dixhital dhe ta ofrojë atë në një masë më të gjerë tek konsumatorët. Megjithatë kjo mbetet ende diçka e pakonfirmuar, nuk mjafton vetëm dëshira e mirë e McMaster por dhe autorizimi i gjigandit të softuerit Microsoft. (PC World Albanian)

Cortana e integruar në Cyanogen? Është terësisht e mundur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)