Corsair zbuloi kompjuterin desktop për video lojërat 4K, Bulldog për 399 dollar

Publikuar më: 02-06-2015

corsair-bulldog-4k-diy-gaming-pc-computex-steamboxEvenimenti Computex po provon se kompjuterat desktop ndërtuar posaçërisht për të apasionuarit pas lojërave nuk kanë vdekur akoma. Ndërsa Nvidia ka zbuluar kartën e saj grafike GeForce GTX 980 Ti, tashmë një tjetër lojtar u shfaq në skenë dhe bëhet fjalë për Corsair.

bulldog_14-100588193-largeCorsair e ka fituar famën për kasat e saja desktop si dhe për sistemet e saj të ajrimit të kompjuterit por tani i ka hyre një tjetër betejet me desktopin Bulldog barebones i cili premton eksperiencë 4K për video lojërat.

bulldog_34-100588197-large

Ky sistem është i uritur për video lojëra ndërsa ka një ushqyes me fuqi 600 wat dhe një sistem ajrimi të integruar i cili krijon mundësi për implementimin e çfarëdo proçesori që dëshironi. Përsa i përket kartës grafike, ky sistem ofron mbështetje për modelin më të fundit nga Nvidia GTX 980 Ti ku për 99 dollar do të mund të blini edhe një sistem ajrimi për këtë grafikë.

bulldog_32-100588196-large

Interesant është fakti se desktopi Bulldog është gati për sistemin operativ SteamOS kurdo që të jetë i disponueshëm. Por ky nuk është i vetmi produkt që bën këtë lëvizje sepse kemi parë edhe nga Republika e Lojtarëve GR8 të ASUS me një proçesor Core i7 dhe GeForce GTX 750 Ti në bord me po këtë mbështetje për SteamOS. (PCWorld Albanian)

Corsair zbuloi kompjuterin desktop për video lojërat 4K, Bulldog për 399 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)