Çmontimi i Pixel nga iFixit zbulon një telefon të vështirë për tu riparuar

Publikuar më: 22-10-2016

jhipxgf3axxicxyc-800x600Një ritual që pothuajse çdo telefon i ri e përjeton është çmontimi nga iFixit dhe këtë herë radhën e kishte telefoni më i ri i Google.

Suprizat që erdhën nga telefoni 750 dollarësh i Google ishin të pakta. Gjatë çmontimit iFixit theu xhamin OLED të Samsung. Duke qenë se materialet përbërëse janë super të holla heqja e ekranit nuk ishte aspak e lehtë.

Nën ekran iFixt zbuloi një kornizë prej magnezi i cili fsheh të gjithë koponentët e brendshëm. Këto komponentët janë zhvilluar nga Samsung dhe HTC.

Kur bëhet fjalë për riparimin e telefonit, iFixit i dha një notë 6. Për modelin me ekran më të madh iFixit zbuloi se një pjesë e madhe e komponentëve mund të zëvendësoheshin. (PCWorld Albanian)

Çmontimi i Pixel nga iFixit zbulon një telefon të vështirë për tu riparuar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)