Çmimi mestar për një disk solid me kapacitet 128 GB ka rënë në 50 dollar

Publikuar më: 05-06-2015

ssdupgrade_primary-100055637-large-100251435-largeÇmimi mestar që prodhuesit e kompjuterave paguajnë për një disk solid me kapacitet 128 GB ka rënë në 50 dollar ndërsa për kapacitetin 256 GB në 90 dollar.

Këto çmime pësuan rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më pare kur kostoja e një disku solid 128 GB ishte 77.20 dollar ndërsa 256 GB 148 dollar. Rënia e çmimeve ka qenë e qëndrueshme. Sigurisht që ky nuk është çmimi me pakicë që mund të blejmë ne sepse në këtë rast kostoja për një disk solid 128 GB shkon 91.55 dollar ndërsa për 240-256 GB çmimi është 165 dollar.

Ajo që ka kontribuar më së shumë në rënien e kostos së disqeve solid është rënia e çmimeve të memorjes flash duke qenë se zotëron 80 % të kostos së krejt diskut solid. Por përveç rritje së adoptimit të disqeve solid, është shtuar kapacitetit në bit i tranzistorëve nga 2 bit në 3 bit çka do të thotë se sa më e dendur të jetë memorja flash aq më pak kushton një disk solid për tu ndërtuar me po të njëjtin kapacitet. (PCWorld Albanian)

Çmimi mestar për një disk solid me kapacitet 128 GB ka rënë në 50 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)