Çmimi dhe dalja në shitje e konsolës Nintendo Switch do të zbulohen më 12 Janar

Publikuar më: 27-10-2016

cvvqnv1vmaa-px4Prezantimi i Nintendo Switch javën e kaluar u dha përgjigje disa pyetjeve e në të njëjtën kohë krijoi pyetja të tjera përgjigjet e të cilave i morëm sot.

Evenimenti i prezantimit të Nintendo Switch do të mbahet më 12 Janar të vitit të ardhshëm bëri të ditur kompania ditën e Enjte. Nintendo këtë herë i referohej konsolës së re si “shtëpia e një sistemi të ri lojërash.”

Kështu data 12 Janar do të jetë burimi kryesor i informacioneve zyrtare rreth asaj që mund të presim jo vetëm nga hardueri pro edhe softueri i Switch. Nintendo premtoi se në këtë ditë do të ofrojë detaje edhe të çmimit dhe ditës së daljes në shitje.

Mbeten dy javë plot spekulime në përpjekje për të zbuluar atë çfarë Nintendo ka rezervuar. Detajet më të rëndësishme duket se tashmë janë bërë të ditura: natyre hibride e konsolës dhe përdorimi i fishekëve në vend të disqeve. (PCWorld Albanian)

Çmimi dhe dalja në shitje e konsolës Nintendo Switch do të zbulohen më 12 Janar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)