Çmimet e librave elektronikë përreth botës

Publikuar më: 24-10-2016

chartoftheday_6361_ebook_pricing_nLançimi i Amazon Kindle në 2007-tën shënoi një epokë të re për librat elektronikë. Mes 2008-tës dhe 2015-tës, të ardhurat nga librat elektronikë u rritën nga 270 milion dollar në 5 miliard dollar falë avancimit teknologjik të ekraneve.

Megjithatë muajt e fundit rritja e industrisë është ngadalësuar vazhdimisht. Sipas analistëve mënyra e duhur për të siguruar rritjen e vazhdueshme është reformimi i strukturës së kostos.

SHBA-ja, Gjermania dhe Kina, tre shtetet ku librat elektronikë lulëzojnë, kanë diferenca të mëdha në kosto. 10 librat elektronikë më të shitur në SHBA dhe Gjermani janë 20% më lirë sesa vetë librat. Ndërkaq në Kinë një libër elektronik mund ta blesh 74% më lirë sesa një libër fizikë. (PCWorld Albanian)

Çmimet e librave elektronikë përreth botës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)