Neverware prezantoi një version CloudReady të Chrome OS i cili instalohet krahas Windows-it

Publikuar më: 18-02-2016

DSC01869-640x427Disa muaj më parë shkruam një artikull me titull “Transformoni laptopin në një ChromeBook” ku folëm për një version të sistemit operativ me kod të hapur bazuar në Chromium dhe zhvilluar nga Neverware.

Kjo kompani duke shfrytëzuar kodin e Chromium OS ofruar nga Google ka ndërtuar një version të platformës dhe e përditëson atë vazhdimisht jo vetëm përditësime sigurie por edhe të driver-ave.

Tani kjo kompani ka zhvilluar një version të ri të CloudReady për individët dhe instuticionet e edukimit të cilin mund ta instalojnë në kompjuterin e tyre pa qenë nevoja të heqin dorë nga Windows. Me pak fjalë CloudReady 45.3 mund të përdoret krahas Windows 7, 8 dhe 10.

Sigurisht ekziston një listë kompjuterash të mbështetur nga CloudReady të cilën ua këshillojmë ta lexoni përpara se të përpiqeni të instaloni sistemin operativ. (PCWorld Albanian)

Neverware prezantoi një version CloudReady të Chrome OS i cili instalohet krahas Windows-it
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)