Çipa prej druri? Ato premtojnë energji ‘të gjelbërt’

Publikuar më: 28-05-2015

biodegradable_chips-100587258-largeHulumtuesit amerikanë dhe kinezë kanë mundur të ndërtonin një lloj çipi i cili përbëhet plotësisht nga një material i derivuar nga druri. Përveç se këta çipa degradojnë në formën e mbetjeve organike, ata kushtojnë shumë herë më pak se sa çipat tradicionalë që përdoren sot. Për ndërtimin e këtij çipi, hulumtuesit përdorën një material celulozë të tipit nanofibril (CNF) i cili përdoret gjithashtu dhe në prodhimin e letrës. Bëhet fjalë për një material fleksibël, transparent dhe që përshtatet më së miri me pajisjet elektronike. Këto vecori e bëjnë CNF një konkurent efikas përballë çipave të ndërtuar nga letra dhe mëndafshi.

Hulumtuesit e veshën këtë çip me një material të quajtur epoxy i cili e bën sipërfaqen e tij të lëmuar dhe e mbron atë nga mbinxehjet. CNF është i aftë të ofrojë një performancë të larët e cila mund të krahasohet me atë të çipave ekzistent sot në treg. Në çipin CNF vetëm shtresa aktive është material gjysmëpërcues. Studiuesit deklarojnë se nëse një çip i tillë arrin të prodhohet dhe përdoret masivisht, kjo gjë do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme koston material, deri në 99.9%. Por sigurisht që kosto e një çipi të tillë do të varet dhe nga kërkesat apo detyrat që duhet të kryejë ai. Pavarësisht arritjes në treg apo jo, duhet të pranojmë që një shpikje e tillë do të ofrojë një kosto më të ulët të pajisjeve elektronike por në të njëjtën kohë do të na bëjë të jemi më miqësor ndaj mjedisit. (PC World Albanian)

Çipa prej druri? Ato premtojnë energji ‘të gjelbërt’
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)