Ç’instalimi i aplikacionit Facebook në Android kursen 20 % të jetëgjatësisë së baterisë

Publikuar më: 02-02-2016

facebook-on-android-stock-imageÇ’instaloni aplikacionet Facebook dhe Messenger nëse do të kurseni 20 % të baterisë së telefonit. Ky është konkluzioni i dy blogerave në Reddit dhe Samuel Gibs të TheGuardian pas disa testimeve të realizuara.

Problemet me aplikacionin në Facebook në Android dhe iOS nuk kanë munguar asnjëherë ndërsa sot ato janë edhe më të prekshme. Russell Hollay në Android Central kishte publikuar një artikull me titull “Jeta në Android është më e frytshme pa aplikacionin Facebook” dhe reagimi ishte suprizues ku përdorues të aplikacionit ishin të indinjuar me Hollay.

Por ditën e djeshme, Samuel Gibbs, kishte vendosur të shikonte vetë se çfarë nuk shkonte me këtë aplikacion dhe konkluzioni i tij ishte ky: “Në fund të ditës, telefoni im Nexus 6P kishte 20 % më shumë bateri pa aplikacionet Messenger dhe Facebook.” Në vend të tyre ai kishte përdorur një klient për tu qasur në rrjetin social, aplikacionin Metal.

Dhe çudia e vërtetë qëndron tek mungesa e provave reale të impaktit që ka aplikacioni në performancën e sistemit dhe baterisë. Statistikat e baterisë së Android nuk tregonin ndonjë impakt të lartë të aplikacionit Facebook ndërkaq në realitet ishte krejtësisht tjetër.

E thënë ndryshe, gjersa Facebook të përmirësohet në këtë aspekt dhe nëse dëshironi më shumë performancë dhe jetëgjatësi baterie, duhet ta braktisni aplikacionin e rrjetit social. Një tjetër alternativë përveç Metal ngelet shfrytëzimi i rrjetit social përmes shfletuesit.

Dy muaj më parë, Facebook u vendos përsëri në qendër të kritikave për shkak se aplikacioni Facebook në iOS shteronte bateritë e iPhone.Vetë rrjeti social e pranoi këtë problem ndërsa spekulimet flisnin për gjurmim të vendodhjes së përdoruesve në sfond.(PCWorld Albanian)

Ç’instalimi i aplikacionit Facebook në Android kursen 20 % të jetëgjatësisë së baterisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)