Cili është shfletuesi më i mirë në Windows 10?

Publikuar më: 10-07-2016

BrowsersLogo-720x340Një pyetje që çdo përdorues i ri i Windows 10-tës do të bënte është: A të shkarkoj një shfletues nga një palë e tretë apo të shfrytëzoj Microsoft Edge?

Në disa testimet kryer nga ZDNet, pesë shfletues garuan për kurorën e më të mirit, Chrome 51, Opera 38, Firefox 47, Edge 25 dhe Internet Explorer 11. Testimet u realizuan në disa prej platformave më të shquara të matjes së standarteve të shfletuesve si JetStream 11, Kraken 11, Octane 2.0, Robohornet dhe HTML5test.

Hardueri me të cilin u testuan shfletuesit është një Huawei Matebook me proçesor 1.51 Ghz Intel Core M3 dhe 4GB RAM. Sistemi funksiononte me Windows 10 Home.

Rezultatet

Chrome

  • JetStream 1.1: 125.12
  • Kraken 1.1: 1371.7
  • Octane 2.0: 21123
  • RoboHornet: Did not run
  • HTML 5 Test: 526

Firefox

  • JetStream 1.1: 111.61
  • Kraken 1.1: 1744.3
  • Octane 2.0: 19273
  • RoboHornet: 90.4
  • HTML 5 Test: 478

Opera

  • JetStream 1.1: 114.47
  • Kraken 1.1: 1536.8
  • Octane 2.0: 20673
  • RoboHornet: 131.01
  • HTML 5 Test: 525

Internet Explorer

  • JetStream 1.1: 84.76
  • Kraken 1.1: 2970.1
  • Octane 2.0: 11278
  • RoboHornet: 92.23
  • HTML 5 Test: 348

Edge

  • JetStream 1.1: 151.16
  • Kraken 1.1: 1564.7
  • Octane 2.0: 19452
  • RoboHornet: 85.19
  • HTML 5 Test: 458

Konkluzioni

Është e qartë se kur bëhet fjalë për testimet sintetike, Google Chrome është lideri absolut duke qëndruar në krye në tre testime. Nga ana tjetër kemi Intenet Explorer i cili rezultoi i fundit në katër testimet.

Por Microsoft Edge jep shpresë duke arritur të dalë i pari në një prej testimeve. Në vija të përgjithshme Edge është një shfletues i mirë dhe konkurrenti mëi afërt i Google Chrome. Me fjalë të tjera nëse nuk kërkon një shfletues i cili përmban funksionalitete specifike siç është rasti i shtojcave, atëherë Windows 10-ta përmban një shfletues mjaft funksional dhe të qëndrueshëm. (PCWorld Albanian)

Cili është shfletuesi më i mirë në Windows 10?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)