Harduer

Cilat aplikacione janë konsumuesit më të lartë të baterisë në telefonët Android?

Oct 21 2015
0 Shpërndarje
Cilat aplikacione janë konsumuesit më të lartë të baterisë në telefonët Android?

IMG_7616Një anketë, pjesë e së cilës ishin 200 milion paisje Android, ka zbuluar aplikacionet të cilat konsumojnë së shumti baterinë, memorjen dhe internetin mobil.

Raporti i ri vjen nga firma e sigurisë AVG e cila nxjerr në pah një konsum të lartë por edhe të dyshimtë të baterisë nga aplikacione si Facebook dhe Chrome.

Jo më larg se para dy ditësh Facebook u vendos në qendër të kritikave për konsumin e lartë të baterisë në iOS. Aplikacioni i rrjetit social ka po të njëjtin konsum të lartë dhe në Android por që në këtë aspekt vetëm një aplikacion ja kalon: është shërbimi i përditësimit në Android njohur Android Firmware Updater.

Më pas ndjekin aplikacionet ChatOn, Samsung Beaming Service, Samsung Security Policy Updates dhe Google Play. Brenda listës së 10 aplikacioneve me konsumin më të lartë janë WhatsApp, Candy Camera, Lookout Security dhe Weather Channel.

AVG nuk ka një shpjegim pse ky aplikacion konsumon kaq shumë bateri por mbase ka të bëjë me funksionin e tij i cili çon në shkarkimin e përditësimeve automatike të Android në sfond.

apptable

Në llogaritjen e impaktit të përgjitshëm mbi baterinë padyshim aplikacioni Facebook është kampion. Ky aplikacion ndiqet nga Google Play, Facebook Pages Manager, BlackBerry BBM, Words With Friends, Instagram, Facebook Messenger, OoVo, ChatOn dhe Weather Channel. Këto janë aplikacionet që lançohen automatikisht sapo telefoni ndizet.

Ndërsa sa i përket aplikacioneve që cilët lançohen manualisht nga përdoruesi në krye qëndron Snapchat ndjekur ng Amazon Shopping UK, Spotify Music, Line, Samsung WatchOn, Netflix, Clean Master, Amazon Kindle dhe BBC News. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>