Lajmet

Cila është kostoja reale e zotërimit të një telefoni mobil?

May 15 2016
0 Shpërndarje
Cila është kostoja reale e zotërimit të një telefoni mobil?

large_3eOlozi3e6XGViHvi2uuBUcqdvhgJbubqTd5OpKtCzUMe shifrat në rritje të abonimeve në shërbimet mobil nga e gjitha bota, telefonët inteligjent janë shndërruar në një mjet të pazëvendësueshëm komunikimi jo vetëm në vendet e zhvilluara por edhe ato në zhvillim.

Por kostoja shërbimeve në fjalë ndryshon goxha nga njëri vend tek tjetri. Sipas një raporti të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, të paturit të një telefoni mobil në vendet e zhvilluara kushton vetëm 1% të të ardhurave kombëtare për frymë.huItg6u2WUc7ItTEGM_GdCyqxMLdnc3-RuKYaIKIDCcNga 50 shtete të anketuara, në dy vendet Afrikane, Republika e Afrikës Qendrore dhe Madagaskari, përfitimi i këtyre shërbimeve kushton 50 % të të ardhurave ndërsa në 12 vende më shumë sesa 25 %.

Në terësi, në Afrikë kostoja e shërbimeve mobile është 18 % e të ardhurave, ndjekur nga Amerikat me 3,9 % dhe Europa me një mesatare prej 1.47%. Edhe pse 8 nga 10 njerëz në planet posedon një telefon mobil, kostoja e shërbimeve mobil variojnë në mënyrë disproporcionale nga vend tek tjetri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>