Lajmet

Çiklisti skocez, Danny MacAskill, në një aventurë të vërtetë në video promocionale të GoPro

Dec 15 2015
0 Shpërndarje

maxresdefaultQuajeni trimëri ose çmenduri apo çfarëdo, Dany MacAskill jeton me këtë realitet. Pas serive të famshme të “Way Back Home” dhe “The Ridge”, çiklisti skocez i njohur për akrobacitë me bicikletë shfaqet në një tjetër video promocionale të prodhuesit të njohur të kamerave ekstreme GoPro.

Në këtë video ai tejkalon kufinjtë e vetvehtes duke lëvizur mbi një bicikletë në disa trarë vetëm pak centimetra të trashë me lartësi 20 m njëkohësisht duke bërë edhe akrobacira.

Video është realizuar në ishujt Kanarie në një qytetet vendosur mbi kodër siç është Kanaria e Madhe. Ndiqeni dhe ndieni adrenalinën që të përshkon. (PCWorld Albanian)

 

 

Lajmet e fundit>