Cicërimat në Twitter do të shfaqen në rezultatet e kërkimit të Google

Publikuar më: 20-05-2015

google-tweets-100586046-mediumNë momentin që ju kërkoni diçka në Google Search, tani e tutje në rezultatet e kërkimit do të shfaqen dhe cicërimat e rrjetit social Twitter, që kanë të bëjnë me fjalën kyçe për të cilën ju jeni duke kërkuar. Integrimi mes Twitter dhe Google Search padyshim që do rrisë audiencën e postimeve të Twitter dhe jashtë këtij rrjeti social. Integrimi është parë gjithashtu si një element në kohë reale i Google Search.

Ndryshimet, të cilat ishin lajmëruar më herët gjatë këtij viti, do të aplikohen duke filluar që nga dita e martë në aplikacionin iOS dhe Android të Google Search si dhe në versionin ueb nëse kërkimi është në gjuhën angleze. Twitter me anë të një postimi në blog deklaroi se një version desktop nuk do të vonojë të vijë. Në muajt në vazhdim kjo karakteristikë do të jetë e disponueshme në akoma më shumë shtete.

Simbolet tradicionale të Twitter si ‘#’ apo ‘@’ do të jenë të nevojshme për shfaqjen e cicërimave në rezultatet e kërkimit. Për shembull një kërkim në Google për #MadMan shfaqi në rezultatet e kërkimit një sërë postimesh në Twitter që përmbanin këtë hashtag. Por një kërkim vetëm duke shkruar Mad Man nuk shfaqi pothuajse asnjë përmbajtje të Twitter. Ky integrim vjen si pasojë e përpjekjeve të Twitter për të rritur audiencën dhe për të rritur numrin e përdoruesve të këtij rrjeti social. Përvec shfaqjes së postimeve të Twitter në rezultatet e kërkimit në Google, kompania po kërkon që të njëjtën gjë ta aplikojë dhe në disa aplikacione të reja mobile sic është Flipboard. (PCWorld Albanian)

Cicërimat në Twitter do të shfaqen në rezultatet e kërkimit të Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)