Cicërimat në rrjetin social Twitter do të përjashtojnë fotot dhe lidhjet nga kufizimi i 140 karaktereve

Publikuar më: 17-05-2016

id-2970616-150812-twitter-icon-100608242-largeTwitter është shumë pranë një ndryshim të rëndësishëm për platformën: Mundësinë për të cicëruar lidhje dhe foto të cilat nuk cilësohen si karaktere në kurriz të limit prej 140 karakteresh.

Twitter ka testuar këtë format për vite me radhë i cili është aplikuar vetëm tek mesazhet direkte. Sipas Bloomberg, brenda dy javëve të ardhshme, Twitter do të aplikojë këtë ndryshim për të gjithë përdoruesit. Limiti prej 140 karakteresh ngelet por nuk do të cënohet nga fotot e as lidhjet.

Ky limit daton që kur cicërimat mund të publikoheshin përmes SMS-ve në ditët e para të Twitter. Më pas kufizimi prej 140 karakteresh u bë një tipar dallues i rrjetit social. Por ndërsa platforma po pasurohet çdo ditë e më shumë me përmbajtje si foto, video apo lidhje, nuk ka më kuptim që këto të fundit të llogariten si karaktere. Një lidhje mund të konsumojë deri në 23 karaktere pavarësisht sesa i gjatë është.

Studimet kanë treguar se cicërimat e pasura me të tilla përmbajtje nxisin më shumë angazhim nga ana e përdoruesve. Por është shumë e vështirë që me atë kufizimit të ofrohen njëkohësisht edhe shpjegimet dhe detajet përkatëse të tyre. Për shembull kur përfshini një lidhje në një cicërime, ju ngelen vetëm 117 karaktere që ta përshkruani. (PCWorld Albanian)

Cicërimat në rrjetin social Twitter do të përjashtojnë fotot dhe lidhjet nga kufizimi i 140 karaktereve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)