Chromebook 13 është laptopi i parë i Dell i dizenjuar për bizneset

Publikuar më: 14-08-2015

dell_chromebook_13_3qtr-100607414-large

Po ju njohim me Dell Chromebook 13, Chromebook-un e parë të ndërtuar posaçërisht për bizneset. I lançuar ditën e enjte, kjo pajisje nuk është as një lodër plastike por as një laptop i niveleve të larta. Ai është ndërtuar për punonjësit e koorporatave të cilët kanë nevojë për kualitet, rezistencë dhe një sërë mundësish zgjedhje që i përshtaten mjedisit të tyre të punës.

Përsa i përket materialeve të përdorura, mund të themi se ato janë të nivelit të lartë. Chromebook 13 është i ndërtuar nga fibra karboni të cilat i japin ekranit fleksibilitet por në të njëjtën kohë dhe fortësi. Ekrani është i rrethuar dhe nga një shirit prej gome. Ndërkohë që tastjera në pjesën më të madhe është e përbërë nga magnezi.

Kur Chromebook 13 të mbërrijë në treg në datën 17 shtator, ai do të jetë i disponueshmë në disa modele. Ju mund të zgjidhni CPU-në Broadwell sipas dëshirës; 1.5GHz Celeron 3250U, 2GHz core i3-5005U, 2.9GHz core i5-5300U. Gjithashtu ju mund të zgjidhni modelin e preferuar në bazë të RAM-it; 2GB, 3GB, 4GB RAM DDR3L dhe memorie 16 apo 32GB. Ky Chromebook ka një ekran 13.3 inç IPS të pajisur me shtresën Gorilla Glass dhe rezolucion 1920×1080 piksel.

Pajisja do të ofrojë mbështetje për Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 4.0 dhe do të përfshijë porta USB-je 2.0, 3.0, HDMI 1.4 dhe microSD. Dhe së fundmi shpresojmë që kohëzgjatja e baterisë mos t’ju zhgënjejë. Dell premton kohëzgjatje 12-13 orë pas një karikimi të plotë.

Por çfarë përfaqëson një Chromebook i tillë i parë nga një këndvështrim më i gjerë? Chromebook janë cilësuar gjithnjë si modele të lehta laptopësh të krijuar për konsumatorët dhe një zgjedhje e mirë për studentët e shkollave. Sipas ekzekutivit Sheth të Google, dhe mësuesit në shkollë janë duke kërkuar për pajisje të një niveli më të lartë. Ndaj lindi nevoja e Chromebook 13, i cili do të përshtatet më së miri me kërkesat e bizneseve por dhe më ato të stafit pedagogjik në shkolla. Dell deklaron se kjo pajisje do t’ju ofrojë një eksperiencë të kualitetit të lartë krahasuar me pajisjet që keni përdorur deri më sot, ndaj mos nguroni ta blini. (PC World Albanian)

Chromebook 13 është laptopi i parë i Dell i dizenjuar për bizneset
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)