Chrome shkurorëzon Internet Explorer-in si shfletuesi më popullor në planet

Publikuar më: 03-05-2016

chrome-logo-100634476-largePas katër vitesh nga konstatimi i StatCounter se Google Chrome është bërë shfletuesi më popullor në planet, NetMarketShare ka arritur në të njëjtin konkluzion së fundi.

Që të dyja firmat thonë se Chrome është më popullor se Internet Explorer. Sipas NetMarketShare, Chrome zotëron 41.66 % të tregut të shfletuesve desktop ndërsa Internet Explorer 41.35%.

Nga ana tjetër StatCounter thotë se Chrome zotëron 60.47 % të tregut ndërsa Internet Explorer 13.25 % duke e vendosur këtë të fundit edhe pas Firefox me 15.62 %. Por pse këto diferenca të larta? StatCounter realizon matje në bazë të klikimeve të përgjithshme ndërsa NetMarketShare, njohur si NetApplications, mat vizitat unike. netmarketsharechrome-100658862-large

Që të dy firmat kanë avantazhet dhe disavantazhet e veta në metodologjinë e matje por Microsoft gjithnjë k a favorizuar NetApplications të cilët për vite me radhë e kanë mbajtur Internet Explorer si lider të tregut.

Por Microsoft Edge? ZDNet shprehet se statistikat e Internet Explorer përmbajnë edhe ato të Microsoft Edge i cili qëndron në 4.39 % të tregut. Megjithatë analistët nuk flasin mirë për Microsoft Edge ku përdoruesit po e braktisin menjëherë pas përdorimit të shkurtër të tij. (PCWorld Albanian)

Chrome shkurorëzon Internet Explorer-in si shfletuesi më popullor në planet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)