Chrome fillon të favorizojë HTML5 në kurriz të Adobe Flash

Publikuar më: 10-08-2016

BERLIN, GERMANY - SEPTEMBER 03: Posed scene on the topic google chrome, photo lens in front of the google chrome company logo on September 03, 2015 in Berlin, Germany. Photo by Thomas Trutschel/Photothek via Getty Images)

 Thomas Trutschel/Getty Images

Vitin e kaluar Chrome lejonte shikimin e reklamave bazuar në Adobe Flash vetëm duke klikuar mbi to në përpjekje për të eleminuar ndikimin e softuerin online nxitur nga problemet e shumta të sigurisë që e kanë karakterizuar ndër vite.

Duke filluar me Chrome 53, i cili do të mbërrijë muajin e ardhshëm, shfletuesi automatikisht do të bllokojë përmbajtjet e vogla pothuajse të papërfillshme bazuar në Adobe Flash dhe konkretisht kemi të bëjmë me “cookie” gjurmuese dhe ato të shenjave të gishtërinjve.

Më pas që nga Dhjetori kur pritet të mbërrijë Chrome 55, Flash do të lihet terësisht menjëanë me përjashtim të uebfaqeve të cilat ofrojnë përmbajtje vetëm në Flash. Në të dy rastet HTML5 pritet të shndërrohet në standartin dominant.

Ndryshimet në Chrome 53 kryesisht janë prapa skene. Përfitimi më i madh në këtë rast është me shumë performancë, stabilitet dhe jetëgjatësi baterie. Qëndrimi i ashpër i Chrome 53 ndaj Adobe Flash është pothuajse në një linjë me Firefox 48 megjithatë Chrome është një hap përpara sepse HTML5 ngelet standarti parësor.

Shfletuesi Microsoft Edge gjithashtu ka bërë hapa përpara dhe me përditësimin e përvjetorit të Windows 10-tës, ai do të sillet njëlloj si Chrome monentalisht me përmbajtjet Adobe Flash. (PCWorld Albanian)

Chrome fillon të favorizojë HTML5 në kurriz të Adobe Flash
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)