Chrome 53, Google largon aplikacionet dhe sjell Web Bluetooth

Publikuar më: 21-09-2016

bluetooth-logo-2-100592999-largeMe versionin Chrome 53 të publikuar ditën e sotme Google po hedh tutje një herë e mirë aplikacionet Chrome.

Në të njëjtën kohë kompania po shton një veçori eksperimentale quajtur Web Bluetooth duke lejuar uebfaqet të lidhen me paisjet Bluetooth që gjenden afër. “Ka mbërritur epoka e Web Bluetooth,” shkruante zhvilluesi i Google Uri Shaked në Medium.com.

Zhvilluesit duhet të regjistrojnë uebfaqet e tyre pranë Google në mënyrë që të përfitojnë nga veçoria që ditën e sotme. Në dokumentacionin e Web Bluetooth Google shpjegon se përdoruesit do të kenë mundësi të kontrollojnë llampat e mençura dhe paisje të tjera që nga shfletuesi i tyre pa pasur nevojë për një aplikacion specifik.

Mbështetja është e limituar vetëm në Android 6.0, Chrome OS dhe macOS. Zhvilluesit po punojnë edhe për mbështetjen në Windows. (PCWorld Albanian)

Chrome 53, Google largon aplikacionet dhe sjell Web Bluetooth
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)