Çfarë të presim nga Kongresi Mobil Botëror 2016

Publikuar më: 16-02-2016

mwc-preview-primary-100644773-largeKongresi Mobil Botëror që do të mbahet në Barcelonë në datat 22-25 Shkurt, padyshim është një ndër evenimentet më madhore të botës mobile ku ai që përfiton më shumë është Android-i. Vitet e fundit, prodhues të mëdhenj kanë zgjedhur pikërisht këtë kongres për të prezantuar produktet e tyre më të mira.

Këtë vit do të vijojë të jetë një shfaqje po aq madhështore ndërkaq ne po përpiqemi të hedhim dritë mbi ato çfarë mund të presim dhe çfarë jo nga Kongresi Mobil Botëror 2016.

Samsung dhe LG

Një vit më parë Samsung prezantoi pikërisht gjatë këtij evenimenti Galaxy S6-tën dhe kjo nuk do të ndryshojë as me Galaxy S7-tën. Samsung ka konfirmuar se ditën e dielë më 21 Shkurt do të zbulojë gjeneratën e re të linjës Galaxy S.

Ky telefon pritet të ndajë ngjashmëri të shumta me paraardhësin në aspektin e dizajnit. Gjithashtu pritet që të rikthehet mbështetja për kartat microSD dhe natyrisht një proçesor i ri, Qualcomm Snapdragon 820.

Së bashku me këtë telefon, Samsung me shumë gjasa do të zbulojë versionin e ri të GearVR dhe 3D VR.

Nga ana tjetër, LG mban në po të njëjtën ditë evenimentin e prezantimit të G5. Në këtë rast kemi të bëjmë me një ndryshim axhende duke pasur në konsideratë se LG G4 u prezantua në muajin Prill vitin e kaluar.

Edhe ky model do të fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 820 ndërsa një ndër risitë e modelit të këtij viti mendohet të jetë një ekran i cili do të qëndrojnë përherë aktivë. Ndryshime pritet të ketë edhe në aspektin e dizajnit për të konkurruar me mirë me Samsung, Apple dhe HTC.

Po HTC-ja?

2015-ta tregoi se prodhuesi tajvanez aktualisht është në pozitat më të vështira në mesin e prodhuesve të telefonëve Android. One M9 nuk u shit pothuajse aspak duke u kritikuar ashpër për mungesën e risive në dizajn dhe kamerën mediokër që karakterizonte.

Kjo bëri që HTC të rivlerësonte strategjinë e saj dhe filloi me një dizajn të ri me A9. HTC One M10 pritet që ndjekë po këtë gjuhë dizajni dhe nuk do të prezantohet në Kongresin Mobil Botëror por disa javë më pas.

Sony, BlackBerry dhe të tjerët

Edhe Sony thuhet të ketë rezervuar një prezencë të kompanisë në Kongresin Mobil Botëror. Ka gjasa që zbulojë gjeneratën e re të tabletëve Xperia Z.

Gjithashtu është e mundur që të zbulojë familjen Xperia Z6 sepse Sony asnjëherë nuk ka një axhendë fikse. Madje kompania nuk ka prezantuar një orë inteligjente që nga modeli SmartWatch 3, prandaj pse të mos e bëjë në Kongresin Mobil Botëror?

Sa për kanadezët e BlackBerry-it, PRIV është përpjekja e parë e kompanisë drejt adoptimit të Android-it dhe ky eveniment pritet të afirmojë mëtej strategjinë e re të favorizimit të platformës së Google kundrejt platformës BlackBerry 10.

Qualcomm për herë të parë do të shfaqë atë se çfarë mund të bëjë Snapdragon 820 në praktikë. Modeli i vitit të kaluar, Snapdragon 810, ishte një zhgënjim i madh kjo për shkak të nxehtësisë së lartë që gjeneronte. Samsung dhe LG e braktisën ndërsa HTC One M9 filloi të shfaqte probleme të mbinxehjes.

Pas një 2015 të suksesshme, Huawei gjithashtu do të bëhet pjesë e festës së Kongresit Mobil Botëror. Telefoni P9 dhe proçesori Kirin 950 do të shfaqin madhështinë e tyre gjatë këtij evenimenti.

Prandaj përgatituni për shfaqje të mëdha që nga e diela e kësaj jave e megjithatë shfaqja e vërtetë shënon startin të Hënën. (PCWorld Albanian)

Çfarë të presim nga Kongresi Mobil Botëror 2016
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)