Çfarë të presim nga evenimenti i 9 Shtatorit të Apple?

Publikuar më: 30-08-2015

screen-shot-2015-08-27-at-12-17-43-pmApple ka zgjedhur 9 Shtatorin për evenimentin e saj tradicional të Vjeshtës, e cila rezulton të jetë e njëjta datë si vitin e shkuar.

Ditën e Enjte, Apple ftoi mediat për të marrë pjesë në një eveniment të veçantë më 9 Shtator në San Francisco. Motoja e evenimentit është: “Hey Siri, na trego diçka.”

iOS 9

Më 9 Shtator padyshim do të mësojmë datën e mbërritjes së versionit zyrtar të iOS 9. Versioni më i fundit i platformës mobile do të sjellë disa funksionalitete që lehtësojnë punën me disa aplikacione njëherazi në iPad si dhe një tastierë të re.

IPhone 6S dhe iPhone 6S Plus

Të gjithë entuziastët do ti kenë sytë tek momenti i prezantimit të modeleve të reja iPhone të cilët me shumë gjasa do të quhen iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus. Telefonët do të jenë të ngjashëm me modelet e vitit të shkuar por do të paisen me proçesor, kamër dhe teknologji të reja si Force Touch.

Kjo e fundit tashmë është pjesë e orëve inteligjente Apple Watch dhe modeleve të fundit MacBook. Falë saj përdoruesit mund të ndërveprojnë me paisjen duke ushtruar presion në madhësi të ndryshme. Tek Apple Watch, teknologjia është pjesë e ekranit ndërsa tek laptopët MacBook është pjesë e trackpad-it.

Tek modelet e reja të iPhone besojmë se kjo teknologji do të përdoret për elaborimin e opsioneve apo funksionaliteteve të ndryshme. Një raport i fundit thotë se Apple ka rritur qëndrueshmërinë e materialeve të ndërtimit të iPhone 6S duke i dhënë fund njëherë e mirë debateve rreth “BendGate”.

Besojmë e smartfonët e rinj do të dalin në shitje zyrtarisht më 18 Shtator.

Apple TV

Industria e teknologjisë beson se kompania amerikane e elektornikës do të zbulojë edhe një dekord të ri Apple TV. Ky dekoder herën e fundit që u përditësua ishte viti 2013.

Raportimet që vinë nga Buzzfeed dhe 9to5Mac pretendojnë se Apple TV do të vijë e integruar me asistentin dixhital Siri. Krahas kësaj edhe një platformë e cila mbështet aplikacionet e palëve të treta do të inetgrohet.

Ajo që nuk do të debutojë në këtë eveniment është shërbimi i transmetimit TV. Apple do të transmetojë evenimentin e iPhone më 9 Shtator i cili fillon në ora 20 me orën tonë lokale. (PCWorld Albanian)

Çfarë të presim nga evenimenti i 9 Shtatorit të Apple?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)