Çfarë ofron për përdoruesit e Youtube abonimi i ri 10 dollarësh Youtube Red?

Publikuar më: 25-10-2015

youtubered-100623392-largeYoutube do të heqë reklamat në uebfaqen e saj. Sigurisht por kundrejt një pagese. Ditën e marte Google prezantoi planin Youtube Red me një tarifë 10 dollar. Më 28 Tetor ky shërbim do të startojë në SHBA dhe përpara se të mbërrijë tek ne do të hyjmë në detaje të asaj çfarë ofron.

Përveçse largon reklamat nga uebfaqja Youtube Red sjell edhe disa përfitime të tjera:

Videot Offline: Falë Youtube Red përdoruesit kanë mundësi të ruajnë videot offline për ti vështruar më vonë. Cilësia e videove që shkarkohen është lehtësisht e përcaktueshme. Videot do të jenë aty në telefonin tuaj për ti parë kudo dhe kurdo.

Google Play Music: Një abonim në Youtube Red dhe menjëherë do të keni akses falas edhe në Google Play Music. Ky shërbim është i ngjashëm me Spotify dhe Apple Music. Përmban miliona këngë dhe radio përmes internetit.

Videot në sfond: Në iOS dhe Android videot do të vijojnë të luhen edhe kur largoheni nga aplikacioni. Madje edhe nëse fikni ekranin e telefonit apo po përdorni një aplikacion tjetër.

Përmbajtje ekskluzive: Platforma po bashkëpunon me disa prej krijuesve më të mirë për ndërtuar një programacion të veçantë për konsumatorët e këtij abonimi. Të abonuarit do të kenë akses në seri dhe shfaqje televizive të posaçme.

Por kujt do ti shërbejë Youtube Red në të ardhmen? Momentalisht i dedikohet vetëm entuziastëve të muzikës. Në një periudhë më afatgjatë Youtube Red mund të shnëdrrohet në një konkurrent të Netflix, Hulu apo Amazon Prime por me një avantazh të qartë: Youtube është një platformë e disponueshme globalisht dhe ka gjasa që së shpejti edhe Youtube Red. (PCWorld Albanian)

Çfarë ofron për përdoruesit e Youtube abonimi i ri 10 dollarësh Youtube Red?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)