Çfarë janë 4G LTE, 4G+, 4GX, LTE-A, XLTE?

Publikuar më: 07-09-2015

4g-data-644x250Padyshim emërtimet e shpejtësive apo shërbimeve të internetit mund të shkaktojnë jo pak konfuzion. Ishim mësuar me termat 3G dhe 4G po tani po dëgjojmë 4G, 4G+, 4GX, LTE, LTE-A, XLTE etj.

Për ta thjeshtuar për ju në këto momente kur qytetarët shqiptarë për herë të parë po përdorin shërbime 4G ne përgatitëm një artikull shpjegues të cilin u ftojmë ta lexoni.

4G+ dhe LTE-A

Këto dy terma do ti shpjegojmë së bashku sepse janë e njëjta gjë. Thjesht emërtimi varet nga shteti ku jetoni dhe si ka përzgjedhur operatori mobil i juaji ta emërtojë.

Në Korenë e Jugut dhe SHBA quhet LTE-A (LTE Advanced), por në shtete të tilla Europiane si Franca apo Hollanda quhet 4G+. Aktualisht LTE-A ofrohet në 31 Shtete të botës dhe disponueshmëria e tij është tepër e limituar si rezultat i numrit të vogël të paisjeve me këtë teknologji. Por mos u ngatërroni nëse vini re terma të tillë si 4G Plus. Në Australi përshembull një operator vendas e përdor këtë emërtim por nuk është 4G+ por 4G LTE.Screenshot-from-2015-07-30-160355

Si mund të përfitojmë 4G+/LTE-A?

Epo e para ju duhet një telefon që mbështet 4G+. Në një pjesë të madhe të shteteve smartfonët e vetëm që mbështetin LTE-A janë Galaxy Note 4, Huawei Honor 6, Galaxy Alpha, Galaxy S5 4G+, Galaxy S6 dhe S6 Edge dhe smartfonët e debutuar së fundi Galaxy Note 5 dhe S6 Edge+.

Në fakt nuk është aq e lehtë as kjo pjesë. Përshembull ekzistojnë disa variante të Galaxy Note 4 që nuk mbështetin 4G+. Në SHBA është e pamundur të përfitohet ky shërbim përmes Note 4 se varianti i këtij shteti nuk ofron 4G+.

Në rastin e Shqipërisë, modelet Europiane të telefonëve që zakonisht në bazë të emrit të koduar kanë edhe gërmat shtesë F ose FU, mbështetin LTE dhe LTE-A. Por pavarsisht termave të marketingut është e vështirë të përcaktohet nëse në të vërtetë po përfitoni shpejtësi 4G në telefonin tuaj.

Si funksionon 4G+/LTE-A?

4G+/LTE-A në të vërtetë është një përzierje e disa teknologjive. Termi vjen nga vendet perendimore dhe quhet “Carrier Aggregation”. Ky metodologji bën të mundur që celulari juaj të dërgojë dhe të marrë të dhëna njëkohësisht nga dy frekuenca të ndryshme e cila rezulton në shpejtësi më të lartë.

Praktikisht, në muajin Mars AKEP akordoi tre spektra nëbandën 1800 Mhz për tre operatorët: Telekom Albania(ish AMC), Vodafone Albania dhe ALBtelecom(Eagle Mobile). Operatorët që nga 1 Shtatori do të mund të ofronin 4G LTE në 1800 Mhz.maxresdefault2

Por në muajin Prill u mbajt tjetër tender ku u akorduan dy spektra në bandën 2600 Mhz për Telekom Albania dhe Vodafone Albania. Aktualisht që të dy operatorët mund të ofrojnë 4G+ ashtu siç e reklamojnë duke kombinuar bandat 1800 Mhz dhe 2600 Mhz.

Sot në treg një pjesë e madhe e telefonët zotërojnë disa banda frekuencash. Shumica përmbajnë bandat standarte 2G dhe 3G si dhe kohët e fundit edhe atë 4G LTE. Momentalisht një pjesë e madhe e telefonëve mund të dërgojnë dhe marrin informacion në të njëjtën kohë vetëm në nga këto banda. “Carrier Aggregation” esencialisht bën të mundur kombinimin e dy bandave duke ofruar teorikisht dyfishin e shpejtësisë.

Për shembull, IPhone 6 dhe 6 Plus mbështetin kombinimin e frekuencave por janë të limituar në shpejtësi të ulëta LTE për shkak të kufizimit të harduerit deri në 100 Mbps.

Përsa i përket shpejtësisë së transferimit të të dhënave dy terma janë të rëndësishëm: LTE Kategoria 4 (CAT 4) dhe LTE Kategoria 6 (CAT 6). Telefonët dhe tabletët që mbështetin LTE CAT 4 mund të arrijnë shpejtësi në teori deri në 150 Mbps ndërsa LTE CAT 6 ofron deri në 300 Mbps. Galaxy Note 5 dhe S6 Edge+ kanë LTE CAT 9 me shpejtësi deri në 450 Mbps. Por gjatë testimeve reale shpejtësitë e ofruara në 4G janë më të ulëta sesa reklamohet.11887859_1014385588601147_6253043618471497047_n

4GX dhe XLTE

Edhe pse mund të tingëllojë si diçka e sofistikuar, 4GX është 4G LTE por që është i hapur ndaj një llojshëmërie frekuencash. Kemi rastin e Australisë ku operatori vendas Optus reklamon 4GX.

Operatori në fjalë ka blerë spektër frekuencash në bandën 700 Mhz. I vetmi avantazh mes 4GX dhe 4G LTE qëndrojnë tek aftësia e kësaj frekuence për të penetruar edhe muret e shtëpive që do të thotë një sinjal më i mirë edhe në ambjente të brendshme. Në fund të fundit, 4GX dhe 4G LTE janë njëjta gjë.

Nga ana tjetër XLTE është versioni amerikan i 4GX. Operatori amerikan Verizon e reklamon këtë shërbim.

Po disponueshmëria e 4G+/LTE-A?

Sa i përket bandave 3G kur udhëtoni jashtë shteti nuk ekziston asnjë kufizim sepse janë pothuaj të njëjta kudo. Në SHBA është pak ndryshe sepse përdorin bandat CDMA në vend të GSM 3G duke i komplikuar gjërat paksa. Por të flasim rajonalisht.

Nëse udhëtoni në vende si Italia, Franca, Gjermania apo Britania mund të përfitoni LTE-A por edhe mundet që jo. Pse? Sepse operatori juaj vendas mund të përdor një kombinim specifik të bandave. Mbase është një telefon që ka edhe një zgjidhje për. Rasti i Nexus 6 ka 12 banda të ndryshme LTE dhe mund ofrojë deri në 7 kombinime të ndryshe të bandave. Kjo ka kuptim se Nexus 6 është ndërtuar si një telefon “Unlocked” i aftë të funksionojë në çdo operator. (PCWorld Albanian)

Çfarë janë 4G LTE, 4G+, 4GX, LTE-A, XLTE?
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)