Analiza

Çfarë fsheh logoja e shfletuesit të ri Microsoft Edge?

May 4 2015
0 Shpërndarje
Çfarë fsheh logoja e shfletuesit të ri Microsoft Edge?

e1.0.0Para pak ditësh Microsoft prezantoi shfletuesin e ri i cili u njoh zyrtarisht si Edge. Pavarësisht karakteristikave të reja që solli, ajo që ra në sy rreth këtij shfletuesi ishte dhe logoja e tij. Në bazë të logos ashtu si dhe në logon e Internet Explorer qëndron shkronja ‘e’ por në një version të modifikuar. Kjo logo dhe mesazhi që ajo fsheh ka qënë pikënisja e diskutimeve të shumta mes entuziastëve të dizajnit apo kritikëve.

Disa mendojnë se pas logos fshihet një çekiç dhe drapër i llojit sovjetik. Por kur e sheh për të dytën herë ajo që të tërheq vëmendjen është një hapësirë boshe, e pangjyrosur në të cilën ka diçka që nuk shkon. Një hapsirë e tillë e famshme shfaqet dhe në logon e FedEx. Ndërprerja në shkronjën ‘e’ të lë shumë hapësira për supozime. Mund të jetë një rubinet dhe një tas, një kokë dhe këmbë të vendosura në anë të kundërt, po ta kthesh nga ana tjetër duket dhe si një piano, por kush do e zgjidhë këtë mister? Po ju si mendoni cili është mesazhi që fshihet pas kësaj logo? (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>