Çfarë dimë gjer tani në lidhje me Apple iPhone 6S

Publikuar më: 26-07-2015

iPhone-6-e-6-Plus-EngadgetPërdoruesit, sidomos fansat e kompanise Apple mezi presin lançimin e një produkti të ri të kësaj kompanie. Pas debutimit të bujshëm në treg të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, pritet ardhja e një versioni iPhone 6S i cili ka shumë mundësi të lançohet brenda këtij viti.

Por si gjithmonë përdoruesit duan të jenë një hap më përpara duke shfaqur hapur interesin e tyre për iPhone 7. Nuk dihet me siguri se a do të ketë një smartfon të tillë, megjithatë supozimet për specifikat e këtij smartfoni kanë vërshuar online. Ja se çfarë thuhet deri më tani përsa i përket iPhone 7.

Kamera

Ne reklamat e saj më të fundit, është vënë re që Apple është fokusuar së tepërmi tek kamerat. Disa postime në mediat sociale tregojnë se kamera e iPhone 7 do të ketë një sensor 12MP dhe madje do të jetë e aftë të regjistrojë video 4K. Por edhe kamera frontale do të ketë përmirsime të ndjeshme. Thuhet se ajo do të pajiset me Flash i cili ka munguar deri më sot. ForceTouch do të shërbejë për komandimin e kamerave.

Bateria

Deri më tani është zbuluar se smartfoni iPhone 7 do të ketë më shumë hapsirë, duke dhënë kështu mundësinë e implementimit të një baterie me kapacitet më të madh. Për më tepër disa pjesë të tjera të shtuara do ta bëjnë pajisjen të funksionojë në mënyrë më efiçente.

Dizajni

Duke qënë se Apple është fokusuar më shumë në ndryshimet e pjesës së brendshme të smartfonin, ka të ngjarë që të mos ketë shumë diferenca në dizajn mes iPhone 6 dhe iPhone 7. Forma mund të mbetet po e njëjta.

Ngjyrat

Tradita na ka treguar se Apple preferon të sjellë tri versione ngjyrash për smartfonët e saj; gri, te zezë dhe ngjyrë floriri. Por ndoshta ka adhur moment i shtimit të një ngjyre të re, siç mund të jetë përshembull ngjyra rozë.

Madhësia

Raportet e deritanishme kanë treguar se Apple nuk ka ndonjë plan të ndryshimit të përmasave të produkteve të linjës iPhone. Ashtu si iPhone 6 dhe iPhone 7 mund të vijë në versionin 4.7 inch dhe 5.5 inch. Por ekziston dhe mundësia që Apple të sjellë dhe një version më të vogël, kjo mbetet për tu parë.

Softueri

Deri më tani jemi njohur me disa nga specifikat kryesore të iOS 9, sistemin e ri operativ që Apple është duke përgatitur. Ky sistem u prezantua në Konferencën Botërore të Zhvilluesve në muajin qershor dhe më pas u lançua në formën e një versioni eksperimental një muaj më vonë. Risia që pritet të sjellë ky sistem operativ është ForceTouch. Ende nuk është e qartë se si Apple do ta impelentojë këtë karakteristikë.

Performanca

Një gjë është e sigurt; iPhone 7 ka për të qënë më i shpejtë se paraardhësit e saj. Disa supozime të ngritura kanë treguar se disa pjesë si Touch ID do të funksionojë 30% më shpejt. Shpejtësinë të gjithë e kërkojmë ndaj Apple bën mirë ti kushtojë më shumë vëmendje kësaj pjese. (PC World Albanian)

Çfarë dimë gjer tani në lidhje me Apple iPhone 6S
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)