Lajmet

CES 2017: Çfarë të presim nga shfaqja botërore e elektronikës?

Jan 3 2017
0 Shpërndarje
CES 2017: Çfarë të presim nga shfaqja botërore e elektronikës?

js85955379_afp_ces-2016-large_trans_nvbqzqnjv4bqrbhc5v7kutrb_ugv-valc8udoo8mq9-woqws_3lmjtsShfaqja vjetore e elektronikës CES është vendtakimi i shumë inovatorëve dhe entuziastëve të teknologjisë. Mbajtur në Las Vegas, kjo konferencës pushtohet nga robotët, elektroshtëpiaket inteligjente, telefonët dhe televizorët.

2017-ta do të shënojë 50 vjetorin e konferencës. Në gjysmën e fundit të shekullit të kaluar, kjo ngjarje mori emrin si evenimenti madhor i teknologjisë i cili hap dyert drejt inovacioneve pafund që nga videokaseta e parë në 1970 tek CD Player në 1981 dhe Xbox në 2001.

Të shumta janë kompanitë nga e mbarë bota që do të tregojnë arritjet e tyre më të fundit inovative me prezantime në mbarë qytetin.

Kur dhe Ku?

CES 2017 hap siparin zyrtarisht më datën 5 Janar deri më 8 Janar në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë traidiconalisht kompanitë fillojnë të prezantojnë inovacionet e tyre që nga dita e tretë e vitit, 3 Janar.

Cilat kompani do të marrin pjesë?

Kompanitë të cilat do të jenë pjesë e CES 2017 me produkte dhe njoftime janë:

  • Casio
  • BMW
  • Bosch
  • Honor
  • HTC
  • Huawei
  • Intel
  • Faraday Future
  • LG
  • Lenovo
  • Nissan
  • Nvidia
  • Panasonic
  • Samsung
  • Sony
  • Qualcomm
  • Toyota
  • Volkswagen
  • Xiaomi

Gjigandët e teknologjisë si Apple, Microsoft dhe Google nuk do të marrin pjesë në CES sepse zakonisht preferojnë të mbajnë evenimentet e tyre. Ndërsa Amazon dhe Netflix kanë qenë pjesë në të kaluarën, këtë vit nuk presim shumë prej tyre.

Çfarë të presim?

Në mesin e produkteve që do të debutojnë janë produkte të reja por edhe koncepte si laptopë, telefonë inteligjentë, tabletë si dhe makina e së ardhmes së bashku me shtëpitë inteligjente.

Një prej prezantime të shumëpritura është koncepti i makinës të së ardhmes nga Faraday Future, një makinë elektrike e cila vë në funksion teknologji ekstreme me një dizajn holistik.

Sony pritet të zbulojë televizorët e parë me ekran OLED dhe produkte të tjera priten nga Samsung, Nvidia, Bosch etj. Mund të shohim mënyra inovative të përdorimit të realitetit virtual, të ndërtimit të telefonëve rezistentë ndaj ujit dhe prodhimit të telefonëve 4K. Dronët dhe elektroshtëpiaket do të kenë vendin e tyre së bashku me robotët e sigurisë për shtëpitë. (PCWorld Albanian)

Tags >

CES 2017
Lajmet e fundit>