Censura e Facebook, editori i Aftenposten sfidoi Zuckerbeg në një debat të hapur

Publikuar më: 21-09-2016

3200Editori Norvegjez i cili u përball me “madhështinë” e rrjetit social Facebook pas censurës ndaj fotos historike të vajzës së napalmit, sfidoi Mark Zuckerberg duke kërkuar që të pranojë publikisht përgjegjësitë e tij si një nga figurat më të fuqishme të botës.

Espen Egil Hansen, editori i gazetës AftenPosten e cila detyroi rrjetin social të tërhiqej nga censura, akuzoi Zuckerberg për shmangie të përgjegjësisë. Ai e quajti rrjetin social Facebook armik të njerëzimit.

Në një artikull për The Guardian, Hasen kërkonte nga Zuckerberg të mos fshihej nga algoritmat e fuqishëm të kompanisë dhe të angazhohet personalisht me këtë çështje. Madje ai shprehej se qasja pasive e shefit ekzekutiv të Facebook është e dëmshme për demokracinë.

Zuckerbeg nuk ka komentuar lidhur me ngjarjen. (PCWorld Albanian)

Censura e Facebook, editori i Aftenposten sfidoi Zuckerbeg në një debat të hapur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)