Cellebrite, kompania Izraelite e cila mund të depërtojë sigurinë e çdo telefoni

Publikuar më: 27-09-2016

_91338579_phone2Cellebrite ishte në titujt kryesorë këtë vit pasi thuhej se kishte ndihmuar FBI për të thyer një iPhone të përdorur nga antentatorët e San Bernardino.

Tani kompania ka thënë për BBC se mund depërtojë mbrojtjet e pothuajse çdo telefoni modern duke refuzuar të tregojë nëse ja ofron këtë teknologji autoriteve të larta shtetërore.

Javën e kaluar Cellebrite demostroi teknologjinë e saj për korrespondentin e BBC Rory Cellan-Jones. Gjatë testimeve ata përdorën një telefon Samsung me Android 4.2 të cilët ja dhanë nën posedim gazetarit për një gjysmë ore ku mund të vendoste fjalëkalim dhe të realizonte disa foto e të dërgonte mesazhe.

Më pas Yuval Ben-Moshe nga Cellebrite e mori telefonin dhe thjesht e lidhi me një kompjuter tablet. Ai shtypi disa butona në ekran dhe deklaroi se fjalëkalimi i telefonit ishte i çaktivizuar. Më pas shkarkoi fotot dhe mesazhet në një USB dhe provat mund të ishin duart e policisë.

Ishte madhështore, pa thënë pak shqetësuese, që siguria e një telefoni mund të tejkalohej kaq lehtë – edhe pse ky nuk ishte veçanërisht një telefon i avancuar, dhe as nuk kishte përdorur shërbime si WhatsApp, të cilët shtojnë shtresat e sigurisë.

Por Ben-Moshe deklaroi se firma mund të tërhiqte të dhëna nga pjesa më e madhe e pajisjeve që janë në industrinë e sotme. Kur u pyetën për iPhone 7, ai tha se ato mundeshin të tërhiqnin të dhëna nga kjo pajisje, por çfarë të dhënash? (PCWorld Albanian)

Cellebrite, kompania Izraelite e cila mund të depërtojë sigurinë e çdo telefoni
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)