Çdo gjë që dimë për Samsung Galaxy Note 7-tën

Publikuar më: 05-07-2016

note7render2-100667885-primary.idgeKanë kaluar pesë vite që kur Samsung prezantoi hibridin e parë telefon-tablet, dhe sot po provon që ja ka vlejtur. Spekulimet për Galaxy Note 7 kanë filluar të pushojnë blogjet dhe uebfaqet e teknologjisë dhe ne kemi vendosur ti bashkohemi kësaj atmosfere.

Si të gjithë jemi kurioz të mësojmë se çfarë do të sjellë gjigandi korean muajin e ardhshëm me gjeneratën e gjashtë të phabletit. A jeni të çuditur kur dëgjoni termin gjenerata e gjashtë për Galaxy S7-tën? Mesa duket Samsung ka vendosur të kapërcejë numrin gjashtë për ta vendosur Galaxy Note 7 në një linjë me Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Skaje të harkuara, USB-C

Një video në Youtube ngarkuar nga Techconfiguration ofron një pasqyrim 3D të Galaxy Note 7. Telefoni ngjan së shumti me Galaxy Edge+ por me një kanal të vogël shtesë ku ruhet lapsi Stylus.

Është pikërisht kjo video e cila tregon gjithashtu një portë USB Type-C. Dhe kjo nuk është diçka e vogël duke qenë se Galaxy S7-ta e këtij viti erdhi me portë microUSB. OneLeaks në bashkupunim me USwitch gjithashtu kanë publikuar disa pamje të asaj që pritet të jetë Galaxy Note 7 duke shfaqur një portë USB-C në imazhet e saj. Kjo portë do të bënte telefonin të përshtatshëm me paisjen aktuale të realitetit virtual të Samsung.

Snapdragon 823, 6GB RAM

Video që folëm pak më lart gjithashtu përmban informacion rreth specifikave të harduerit si ekran 5.8 inç Super AMOLED, 6GB RAM dhe deri në 256GB memorje të brendshme. Më interesante situata kur mësojmë se proçesori që do të fuqizojë Galaxy Note 7 është Sanpdragon 823 për të cilin dimë shumë pak.

Ekzistojnë disa spekulime se ky proçesor do të ketë arkitekturën 10 nanometër dhe gjeneratën e dytë të bërthamave Kryo por asgjë zyrtare nuk është konfirmuar nga Qualcomm. Sipas SamMobile, Snapdragon 823 do të jetë i ngjashëm me 820 por me një frekuencë më të madhe të bërthamave.

note7splayed-100667892-large.idge

Gjithashtu besohet se Note 7, ngjashëm me familjen e Galaxy S7, të përmbajnë certifikimin IP68 cka do ruante telefonin 5 këmbë nën ujë për 30 minuta nga çdo lloj dëmtimi. Një bateri 4,000 mAh me teknologjinë ngarkimit të shpejtë “Quick Charge 3.0” do të ishte qershia mbi tortë.

Një skaner Irisi?

Sipas SamMobile, gjigandi korean po përgatitet të sjellë një skaner irisi në Galaxy Note 7 që do të thotë se për të shkyçur telefonin nuk keni nevojë të mbani gishtin tuaj mbi butonin kryesor por thjeshtë të shikoni drejt tij.

Edhe pse mund të duket diçka e paarritshme, ekzistojnë informacione se Samsung ka porositur materialet e duhura për të bërë realitet këtë opsion.

Touchwiz i ri

Me të vërtetë Samsung solli disa përmirësime të ndjeshme të ndërfaqes së TouchWiz mes Lollipop dhe Marshmallow por spekulimet thonë se një tjetër rifreskim po vjen me Galaxy Note 7 i cili do të sjellë ndryshime substanciale të ndërfaqes.

Sipas HDBlog.it, ndërfaqe e re do të ketë ikona më të vogla, një menu aplikacionesh më të populluar dhe tekst më të mprehtë. Në këtë video do të keni një pamje më të qartë të asaj që pritet të vijë me Note 7.

Debutimi me 2 Gusht

Sipas personazhit të shquar Evan Blass, i cili në të kaluarën ka rezultuar një burim i besueshëm informacionesh jo zyrtare lidhur me industrinë mobile, Galaxy Note 7 do të debutojë më 2 Gusht në New York e megjithatë ftesat zyrtare nuk janë dërguara akoma nga Samsung. (PCWorld Albanian)

Çdo gjë që dimë për Samsung Galaxy Note 7-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)