Çdo gjë që dimë për HTC 10: Ekran 5.15 inç, Android Marshmallow dhe kamera 12 “Ultra Pixel”

Publikuar më: 21-03-2016

htc-10-renderPas përpjekjeve të shumta të dështuara për tu riafirmuar si një nga prodhuesit kryesor të telefonëve inteligjentë në botë në 2015-tën, HTC tani dëshpërimisht po kërkon të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve të vitit të shkuar.

Dhe telefoni i ri i kompanisë i cili besohet të quhet HTC 10 sipas @evleaks, është mundësia e duhur.

Specifikat e harduerit

Me shumë gjasa do të jetë proçesori Snapdragon 820 që do të fuqizojë HTC 10 kjo falë marrëdhënies së mirë që kanë tajvanezët me Qualcomm. Samsung Galaxy S7 dhe LG G5 gjithashtu kanë të njëjtin proçesor.

Ekrani i HTC 10 do të jetë 5.15 inç, 0.15 inç më i madh se ekrani i modelit të kaluar, One M9. Një tjetër burim si ai i OnLeaks ka konfirmuar se HTC 10 do të përmbajë 4GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme ndërkaq nuk do të mungojë mbështetja për kartat microSD.

Një pamje e qartë e telefonit bëri xhiron në interneti gjatë muajit Mars të cilin mund ta shikoni edhe në imazhet e paraqitura në këtë artikull.

htc-10-evleaks

Kamera

Thembra e akilit e HTC One M9 ka qenë pikërisht kamera e tmerrshme që posedonte. Ndërsa kamerën e HTC 10 kompania e konsideron si e para me një cilësi të pa konkurrueshme aktualisht në treg.

Ky qëndrim besojmë të jetë bazuar në disa informacione ku thuhet se kamera e pasme 12 megapiksel e HTC do të ketë në përbërje realisht piksela më të mëdhenj sesa zakonisht quajtur nga kompania si teknologjia “Ultra Pixel”. Edhe kamera frontale me sensor 5 megapiksel do të ketë po këtë teknologji.

Softueri

Natyrisht që Android Marshmallow do të jetë sistemi operativ i këtij telefoni shoqëruar nga ndërfaqja Sense UI e HTC-së. Kompania gjithashtu pritet të ofrojë funksionalitetet e saj shtesë si Blinkfeed, multitasking, widgets dhe njoftimet.

htc-10Bateria

E para, falë Snapdragon 820 HTC 10 do të ofrojë teknologjinë e ngarkimit të shpejtë Quick Charge 3.0. Bateria me kapacitet 3,000 mAh do të mjaftojë për një performancë të qëndrueshme.

Disa avantazhi kryesor në këtë aspekt do të jetë mungesa e teknologjisë së ngarkimit wireless. Të gjitha informacionet e lartpërmendura vinë nga dy burime @evleaks dhe OnLeaks ashtu siç sugjerojnë edhe për një portë USB-C e cila do të përdoret edhe për ngarkimi të baterisë.

Zyrtarizimi

Asnjë informacion nuk ekziston përsa i përket datës së zbulimit. Disa imazhe të përdorura nga mediat sugjerojnë datën 19 Prill si destinacionin përfundimtar. Një tjetër spekulim është largimi i gërmes “M” nga marka e telefonit prandaj gjatë gjithë artikullit jemi referuar këtij telefoni si HTC 10. (PCWorld Albanian)

Çdo gjë që dimë për HTC 10: Ekran 5.15 inç, Android Marshmallow dhe kamera 12 “Ultra Pixel”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)