Canonical dhe BQ nxjerrin në shitje tabletin e parë Ubuntu, Aquaris M10

Publikuar më: 28-03-2016

tablet-overview-convergence-100643448-largeKa mbërritur tableti i parë Ubuntu në treg. Caonical në bashkëpunim me BQ, një prodhues produktesh elektronike në Spanjë, hapi porositë për BQ Aquaris M10 Edicioni Ubuntu ditën e sotme me çmime që fillojnë nga 259 Euro. Tabletët do të dërgohen vetëm gjatë muajit Prill.

Aquaris M10 funksionon me Ubuntu 15.04 Vivid Vervet dhe presupozohet të ofrojë stilin e Continuum të Windows-it që Caonical preferon ta quajë konvergjencë. Me fjalë të tjera nëse tabletit i shtoni aksesorë si tastierë, ekran të jashtëm apo maus, desktopi tradicional Linux do të shfaqet menjëherë për tu shërbyer si një kompjuter.

Specifikat e harduerit

Aquaris M10 do të jetë i disponueshëm në versione: Full HD dhe HD. I pari bart një rezolucion 1920x1080p dhe 240 piksel për çdo inç dhe i dyti ka një rezolucion 1280x800p dhe 160 piksel për çdo inç. Që të dy modelet kanë një raport 16:10 të ekranit.

Secili prej tyre do të ketë 16GB memorje të brendshme ku vetëm 11.2 janë të disponueshme por me mundësinë e zgjerimit të saj deri në 200GB përmes kartave microSD.

Një proçesor MediaTek MT8163A me frekuencë 1.5 Ghz dhe katër bërthama do të shoqërohet nga 2GB RAM. Tableti gjithashtu bart dy kamera, e pasme 8 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel.

Versioni me ekran HD do të kushtojë 259 Euro ndërsa ai FHD 299 Euro. Kjo mund të jetë shumë pak krahasuar me iPad Air, por nëse krahasojmë me koston 229 dollar të versionit Android, kemi të bëjmë me goxha diferencë krahasuar me funksionalitetet. (PCWorld Albanian)

Canonical dhe BQ nxjerrin në shitje tabletin e parë Ubuntu, Aquaris M10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)