Harduer

Canon ndërtoi një DSLR me sensor ekstrem prej 120 megapiksel

Sep 8 2015
0 Shpërndarje
Canon ndërtoi një DSLR me sensor ekstrem prej 120 megapiksel

screen-shot-2015-09-08-at-15.02.16-100612922-largeCanon po zhvillon një kamera dixhitale SLR me një sensor prej 120 megapiksel. Ky sensor është dyherë më i madh se ai që gjendet tek modelet Canon EOS 5DS dhe 5DS R. Këto dy modele kanë sensor 50.6 megapiksel dhe u prezantuan në muajin Shkurt.

Por sensori i ri prej 120 megapisel është një prototip i ri i cili funksionon me lentet 60 dhe 96 të linjës EF të Canon. Kjo kompani njoftoi të hënën se gjithashtu kishte ndëtuar një sensor prototip 250 megapiksel për prodhimin e imazheve me rezolucion ektrem. Kamera 120 megapiksel ruan imazhet në forma RAW me një madhësi prej 232 MB, një shifër kjo katër herë më e lartë se imazhe 60.5 MB RAW që prodhon 5DS.

Në 2010-tën, Canon e kishte prodhuar një sensor 120 megapiksel më tepër si një sfidë teknike. Ky sensor kurrë nuk u komercializua. Prandaj sensori i ri mund të konsiderohet si një evolucion i modelit të 2010-tës.

screen-shot-2015-09-08-at-15.02.50-100612923-large.idgeCanon njoftoi se po zhvillonte edhe kamera të cilat mund të kapin video 8K, një rezolucion ky 16 herë më i lartë se ai që gjendet tek televizorët HD. Kamera Cinema EOS 8K do të ketë një sensor 35 mm CMOS me rezolucion 8,192 x 4320 dhe mund të regjistrojë video në 60 frekuenca në sekond. Ndërsa ekrani i tij do të ketë një dendësi pikselash prej 300 për çdo inç. (PCWorld Albanian)

Tags >

Canon
Lajmet e fundit>