Lajmet

CamFind: Aplikacioni që identifikon çdo objekt me anë të kamerës së smartfonit

Aug 9 2015
0 Shpërndarje
CamFind: Aplikacioni që identifikon çdo objekt me anë të kamerës së smartfonit

CamFind

Sa do e pëlqeni që çdo objekt që shikoni, mjafton ti shkrepi një foto dhe smartfoni juaj automatikisht ta indentifikojë atë? Në fakt ekziston një aplikacion për iOS dhe Android që e bën një gjë të tillë realitet.

Aplikacioni quhet CamFind dhe kur mësuam për herë të parë për të, e pranojmë që u mahnitëm. Nohja optike e karaktereve (Optical Character Recongnition) është një teknologji e testuar dhe e disponueshme përmes një morie apikacionesh në iTunes dhe Google Play, por teknologjia e njohjes së objekteve është një histori më vehte.

camfind3

Modelet e teksteve janë lehtësisht të lexueshme nga kamera e një smartfoni por njohja e një objekti çfarëdo kërkon një librari gjigande objektesh dhe alegoritmash të ciliat shumë programuesve nuk do e merrte përsipër ta ndërtonte.

Por a funksionon në të vërtetë? Në uebfaqen e Camfind shkruhet:

“Thjesht shkrepni një objekti një foto dhe CamFind përdor teknologjinë kërkuese të vizualizimit për tju tregua çfarë objekti është”.

Shum e lehtë për tu thenë por në e testuam fillimisht me një shishe Pepsi të cilin e gjeti pa ngulluar aspak. Jo vetëm që e njeh çfarë është por edhe tregoi nëse është prej plastike apo xhami. Më aplikacione kërkon në internet për tju ofruar informacione në lidhje me atë objekt.

Testuam një monedhë e gjithashtu identifikoi madje edhe çfarë monedhe. Madje edhe RAM-in e kompjuterit e identifikonte. Për më tepër ju ftojmë të shkarkoni këtë aplikacion në dyqanet respektive të iOS dhe Android dhe provojeni vetë ju. (PCWorld Albanian)

camfind3

Tags >

CamFind
Lajmet e fundit>