Caller ID for messaging, karakteristika më e re e Facebook do t’ju ndihmojë të njihni më mirë ata që ju shkruajnë

Publikuar më: 23-05-2015

facebook-messenger-100586774-largeNëse ju jeni nga ata përdorues të Facebook që në profilin tuaj keni dhe shok të panjohur, atëherë Facebook po jua bën më të thjeshtë përsa i përket njohjeve të reja. Rrjeti social së fundmi ka lançuar një shtojcë të quajtur ‘caller ID for messaging’. Por si funksionon ky funksionalitet i ri? Në momentin që ju merrni një mesazh nga dikush, përveç emrit dhe fotos së tij të profilit do t’ju shfaqet dhe një informacion kryesor rreth tij ose për shembull nga cili vend është ai apo ku ka studiuar. Facebook shton gjithashtu se foto e profilit do të shfaqet në përmasa më të mëdha. Këto të dhëna do të ndihmojnë që ju të njihni pak më mirë personin të cilin ju shkruan, qoftë ai shok i juaji në Facebook apo jo.

Kjo është diçka tepër e dobishme kur ju shkruan një mik i vjetër i fëmijërisë tuaj, apo një moshatar që keni njohur në një kamp veror vitin që shkoi. ‘Caller ID for messaging’ është bërë e disponueshme në aplikacionin Messenger për përdoruesit Android dhe iOS në Shtetet e Bashkuara. Nuk është e qartë nëse ky informacion i shtuar do të shtohet dhe në dritaren e mesazheve në versionin ueb të Facebook. Në muajin Prill Facebook lançoi diçka të ngjashme për smartfonët të quajtur ‘Hello for Android’, funksionaliteti i cili i jep përdoruesit të smartfonit më shumë informacionet për kontaktet e tij bazuar në të dhënat e Facebook-ut.

Sigurisht që e gjitha kjo ka si qëllim që t’ju japë informacion për ata persona që ju shkruajnë në Facebook por që ju nuk i njihni. Me më shumë se 1 miliard përdorues aktiv në muaj, Facebook është fokusuar së tepërmi në vendosjen e lidhjeve dhe njohjeve të reja përmes këtij rrjeti social. Sigurisht që sa më shumë miq, sa më shumë profile aq më i madh do të jetë suksesi i kompanisë  Facebook. (PCWorld Albanian)

Caller ID for messaging, karakteristika më e re e Facebook do t’ju ndihmojë të njihni më mirë ata që ju shkruajnë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)