Ç’aktivizoni përditësimin automatik të aplikacioneve në Windows 10

Publikuar më: 31-08-2015

windows-10-start-menu-100609559-galleryKur debutoi Windows 10 29 Korrik, opsioni për të çaktivizuar përditësimet automatike të aplikacioneve nuk ekzistonte. Por përditësimi i pestë i Windows 10-tës, bën të mundur çaktivizimin e këtij funksionaliteti manualisht.

Përditësimi përmbledhës i pestë (KB3081448) është një nga tre përditësimet e dërguara javën e shkuar. Dy të parat adresojnë probleme specifike gjatë proçesit të kalimit në Windows 10.

Sa i përket përditësimit përmbledhës, akoma nuk kemi një letër detajuese ku vetë Microsoft thotë se përmban përmirësime të funksionaliteteve.

Pasi të keni instaluar këtë përditësim, hapni aplikacionin Store. Më pas klikoni butonin e profilit dhe selektoni opsionin Settings. Pikërisht këtu mund të çaktivizoni përditësimet automatike të aplikacioneve. (PCWorld Albanian)

Ç’aktivizoni përditësimin automatik të aplikacioneve në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)