Caktimi i datës 1 Janar 1970 do të fundosë çdo model 64Bit iPhone, iPad dhe iPod

Publikuar më: 12-02-2016

untitled

Nëse caktoni manualisht datën 1 Janar 1970 në iPhone ose iPad, paisja juaj është një histori e harruar. Kështu shkruante The Guardian ditën e sotme ku njoftoi përdoruesit e një paisjeje të tillë për rrezikun që u kanosej nëse aplikonin ndryshimin e larpërmendur dhe rindiznin telefonin.

Ky dështim është prezent tek të gjithë modelet iPhone me proçesor 64bit dhe sistem operativ iOS 8 dhe iOS 9. Kjo do të thotë se telefonët dhe tabletët e prekur bazuar në harduerin e lartpërmendur janë: iPhone 5S, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6S, iPhone 6S Plus, iPad Air, iPad Mini 2 dhe gjenerata e gjashtë e iPod Touch.

Madje edhe përdorimi i teknikave të rikthimit në gjendjen fillestare të telefonit përmes iTunes në kompjuter nuk funksionojnë. Disa përdorues shtyrë nga kureshtja e këtij zbulimi në Reddit kishin dëmtuar paisjet e tyre. Ne ju sugjerojmë që të mos e provoni në asnjë mënyrë. Apple njoftoi se po analizon këtë problem me impakt të lartë. (PCWorld Albanian)

Caktimi i datës 1 Janar 1970 do të fundosë çdo model 64Bit iPhone, iPad dhe iPod
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)