C.H.I.P, kompjuteri super i vogël që kushton vetëm 9 dollar

Publikuar më: 09-05-2015

9dollarcomputerNëse ju mendoni se Raspberry Pi 2 është kompjuteri më i vogël dhe më i liri atëherë hidhini një sy C.H.I.P dhe me siguri do të ndërroni mendim. Ky kompjuter me kod të hapur i ndërtuar nga Next Thing Co. është akoma më i vogël se Raspberry Pi 2 dhe kushton vetëm 9 dollar. Ashtu si Pi 2, C.H.I.P mund të përdoret në një shumëllojshmëri mënyrash.

Lidheni me pjesë si desktop, maus dhe një tastjerë dhe ja tek keni një kompjuter personal. Por ju mund ta implementoni atë dhe brenda një lodre, roboti, apo në një pajisje tjetër. Next Thing Co. inkurajon përdoruesit të mësojnë se si të kodojnë dhe se si ta përdorin C.H.I.P në forma të ndryshme. Ashtu siç mund të mendoni, C.H.I.P nuk është një kompjuter i fuqishëm; ai ka një proçesor 1GHz Allwinner A13, 512MB RAM dhe 4GB hapësirë memorie të brendshme e cila është e nevojshme për të pasur disa aplikacione apo për të naviguar në ueb.

C.H.I.P është i pajisur me një port USB-je, Micro-UBS-je, një mikrofon dhe wi-fi 802.11 b/g/n dhe Bluetooth 4.0. Ky kompjuter përdor çdo sistem operativ të bazuar në Linux. Atë mund ta integroni me një televizor të vjetër apo çdo ekran tjetër të vogël që mund të keni. Por nëse doni një kompjuter normal atëherë mund të blini aksesor shtesë. Next Thing Co. është duke kërkuar fonde për C.H.I.P përmes një fushate Kickstarter. Deri më tani ky projekt ka arritur të mbledhë 50.000$. Kompjuterat e parë C.H.I.P priten të hidhen në treg në muajin dhjetor. (PCWorld Albanian)

C.H.I.P, kompjuteri super i vogël që kushton vetëm 9 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)