Britanikët raportojnë faqen zyrtare të Kryeministrit në Facebook për reklamim të dhunës

Publikuar më: 06-12-2015

david-cameron_1939896bKur Parlamenti Britanik votoi në favor të bombardimeve në Siri ditën e Merkure, Kryeministri David Cameron publikoi në faqen e tij zyrtare në Facebook një status të tillë: Besoj se Parlamenti ka marrë vendim e duhur për të mbrotjur Britaninë – aksion ushtarak në Siri si pjesë e një strategjie të gjërë.”

Pak minuta më vonë, një ndjekës i faqes së Kryeministrit shkruante koment: “Kam raportuar faqen e David Cameron për reklamim të dhunës,” raportonte prestigjozja britanike The Telegraph.

Dhe ndodhi çudia. Komenti mori mbi 14,000 pëlqime dhe 400 replika ku thonin edhe të tjerë përdorues e kishin raportuar këtë përmbajtje. Madje disa përdorues kishin përgatitur video për të mësuar raportimin e faqes zyrtare të Kryeministrit.

David_Cameron_Face_3518296b

Rrjeti social Facebook ofron mundësi raportimi me disa arsye si “Nuk e pëlqej”, “përmbajtje ngacmuese”, dhe “përhapje të dhunës”. Sigurisht që rrjeti social e ofron këtë për çdo përdorues e kjo mund të përfundojë edhe në mbylljen e faqes së David Cameron për fyerje të qytetarëve me pikëpamje të ndryshme politike.

Rrjeti social nuk ka komentuar këtë ngjarje por për The Telegraph kishte thënë se postimi nuk shkel standartet komunitare të Facebook. Po ju jeni dakord me këtë? (PCWorld Albanian)

Britanikët raportojnë faqen zyrtare të Kryeministrit në Facebook për reklamim të dhunës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)