Britania ndalon shkëmbimin e të dhënave mes Facebook dhe WhatsApp

Publikuar më: 07-11-2016

_92306223_0695763Facebook i është ndaluar të grumbullojë të dhëna nga përdoruesit britanikë të aplikacionin WhatsApp. Komisionerja Britanike e Informacionit tha se rrjeti social nuk ka autorizimin e duhur për një lëvizje të tillë.

Elizabet Denham u shpreh se Facebook ka rënë dakord të ndalojë shkëmbimin e të dhënave mes rrjetit social dhe platformës mjaft popullore të komunikimit WhatsApp.

Rrjeti social belu WhatsApp në 2014-tën me premtimin se do të ruante integritetin e shërbimit ndërsa gjatë muajit Gusht ky i fundit tha se do të aplikonte ndryshme në politikat e privatësisë.

Sipas ligjit britanik Facebook dhe WhatsApp duhet tu ofrojnë konsumatorëve më shumë informacion për mënyrën sesi do të përdoren të dhënat e tyre me mundësinë për të mbyllur marrëveshjen.

WhatsApp ka nxitur reagime të shumta në Europë që kur zbuloi planet e shkëmbimit të të dhënave me Facebook gjatë muajit Gusht. (PCWorld Albanian)

Britania ndalon shkëmbimin e të dhënave mes Facebook dhe WhatsApp
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)