Britania ndalon mbajtjen e orëve inteligjente të Apple në takimet qeveritare të nivelit të lartë

Publikuar më: 10-10-2016

chronometer-faces-01Kabineti qeveritar i Ministrave Britanik do të ndalojë përdorimin e orëve inteligjente të Apple në takimet e nivelit të lartë me frikën se mund të përgjohen nga hakerat Rusë.

“Rusët po përpiqen të hakojnë çdo gjë,” u shpreh një burim i cili dëshiroi të ngelte anonim për tabloidin britanik The Telegraph.

Thuhet se orët inteligjente të Apple preferohen nga ministra të shumtë përfshi edhe ish sekretarin e drejtësisë Michael Gove i cili e mbante edhe gjatë takimeve. Megjithatë me ardhjen në pushtet të Tereza Mej, paisjet do të ndalohen.

Një fushatë e tillë është ndërmarrë që nga 2013 për telefonët inteligjentë dhe tabletët. Raportohet se gjatë takimeve telefonët vendoseshin brenda ambjenteve të izoluara. Madje ekzistonte frika se USB-të e dhëna për delegatët e samitit të G20-tës gjatë këtij viti të përmbanin maluerë.

Pavarësisht se hakerat Rusë “janë kudo,” kjo nuk do të thotë se Rusia është i vetmi vend i cili zbaton axhenda të tilla. Vitin e kaluar NSA-ja u akuzua për spiunazh ndaj kancelares Gjermane Ankela Merkel dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë. (PCWorld Albanian)

Britania ndalon mbajtjen e orëve inteligjente të Apple në takimet qeveritare të nivelit të lartë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)