Britania investon 1.9 miliard sterlina në mbrojtjen e qytetarëve nga sulmet kibernetike

Publikuar më: 01-11-2016

rtxxzvx-1-2048x1536_3487420Britania do të rrisë mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike me një investim me vlerë 1.9 miliard sterlina bëri të ditur Ministri i Financave Philip Hammond.

Ky investim do të përqendrohet kryesisht në mbrojtjen e bizneseve dhe qytetarëve britanikë online. Sektori i energjisë dhe transportit janë hallkat më të dobëta të ekonomisë në Britani të cilët mund të preken lehtësisht nga sulmet kibernetike.

1.9 miliard sterlinat do të investohen përgjatë 5 viteve të ardhshme dhe përbëjnë dyfishin e buxhetit të investuar në këtë sektor përgjatë viteve 2011-2016.

Një Institut Hulumtues i Sigurisë Kibernetike do të themelohet për të asistuar në ekspertizë dhe inovacion. Ky divizion i ri do të funksionojë së bashku me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike pjesë e Agjensisë së Spiunazhit Britanik, GCHQ. (PCWorld Albanian)

Britania investon 1.9 miliard sterlina në mbrojtjen e qytetarëve nga sulmet kibernetike
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)