Brexit trondit industrinë e teknologjisë: Apple, Alphabet, HP, IBM, Intel, Microsoft dhe Paypal shënojnë rënie

Publikuar më: 25-06-2016

160415120405-brexit-britain-uk-europe-780x439Përveç institucioneve financiare, indekseve ndërkombëtare, dhe paundit britanik, shumë kompani nga industria e teknologjisë morën gjithashtu një goditje të papritur ditën e Premte kur britanikët votuan referendumin për daljen nga Bashkimi Europian.

Bloomberg raportoi se bursa e Nasdaq kishte shënuar rënien më të madhe që nga 2011-ta. Por cili ishte impakti tek lojtarët e mëdhenj të botës së teknologjisë? Priceline pati zhvlerësimin më të lartë të aksioneve me 11.37 % ndjekur Twilio me 8.61 %, NetSuite me 8.45 % dhe Workday me 7.88 %.

Ja lista e rënies së aksioneve të disa prej kompanive më të mëdha të sektorit të teknologjisë:

  • Adobe: -4.17%
  • Alphabet: -3.80%
  • Amazon: -3.10%
  • AMD: -6.33%
  • Apple: -2.72%
  • eBay: -6.92%
  • Expedia: -7.41%
  • Facebook: -2.61%
  • HP: -5.37%
  • IBM: -5.60%
  • Intel: -4.36%
  • Microsoft: -4.08%
  • Netflix: -3.48%
  • Oracle: -3.94%
  • PayPal: -4.31%
  • Qualcomm: -6.17%
  • TripAdvisor: -6.23%
  • Twitter: -3.58%
  • Yahoo: -4.08%
Brexit trondit industrinë e teknologjisë: Apple, Alphabet, HP, IBM, Intel, Microsoft dhe Paypal shënojnë rënie
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)