Brazili vuan, një gjykatë vendase urdhëron bllokimit e qasjes në WhatsApp për 72 orë

Publikuar më: 03-05-2016

4096Një gjykatë braziliane ka urdhëruar operatorët celularë të bllokojnë qasjen në WhatsApp për 72 orë në vendin më të madh të amerikës latine ditën e hënë e cila është lëvizja e dytë kundër një prej platformave të komunikimit më të përdorura në botë.

Në këtë vend, WhatsApp numëron mbi 100 milion përdorues ndërsa arsye e këtij bllokimi nuk dihet akoma. Zëdhënësit e WhatsApp reaguan duke thënë se ishin “të zhgënjyer nga ky vendim” pas përpjekjeve të shumta për të gjetur frymën e bashkëpunimit me autoritetet braziliane.

“Ky vendim dënon më shumë se 100 milion përdorues komunikimi i të cilëve varet nga ne duke dëmtuar edhe bizneset e tyre, vetëm e vetëm që të na detyrojnë të ofrojnë informacion që realisht nuk e kemi,” shprehej kompania.

Kjo është hera e dytë që bllokohet qasje në WhatsApp pas ndërprerjes 48 orëshe të datës 15 Dhjetor. Ekzekutivët e pesë operatorëve celulare, Telefonica, America Movil, TIM, OI dhe Nextel, nuk kanë komentuar lidhur me këtë ngjarje. (PCWorld Albanian)

Brazili vuan, një gjykatë vendase urdhëron bllokimit e qasjes në WhatsApp për 72 orë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)