Braktisen Samsung Galaxy Note II, HTC One mini dhe HTC One mini 2. Nuk do të ketë Android Lollipop për ta

Publikuar më: 04-05-2015

gsmarena_002

Samsung Galaxy Note II, HTC One mini dhe One mini 2 do të ngelen pa përditësimin Android Lollipop. Konfirmimi vjen nga vetë prodhuesit e smartfonëve në fjalë.

Në një njoftim në rrjetin social, Samsung Gulf tha se Note II nuk do të jetë në gjendje të pranojë Android Lollipop edhe pse më parë ishte konfirmuar një përditësim i tillë. Por që nuk keni pse të surprizoheni sepse edhe smartfonë të tjetër më rinj kanë ngelur pa Android Lollipop.

Pak javë më parë ju njoftuam në rrjetin social Facebook se Galaxy S4 mini nuk do të merrte përditësimin Android Lollipop për shkak të “kufizimeve të memorjes” sipas Samsung.

Galaxy Note ii

Gjithashtu edhe dy modelet e para të HTC One mini do të ngelen pa përditësimin Android Lollipop. Njoftimi në këtë rast vjen nga rrjeti social Twitter. Në fakt më parë ishte lajmëruar se HTC One mini 2 nuk do të merrte përditësimin Android Lollipop për shkak se kishte rënie të performancës prandaj edhe në këtë rast, çka është e kuptueshme, edhe HTC One mini (M7) do të braktisej nga kompania.

Një këshillë nga ne: Nëse doni të mos ngeleni pa përditësimet në versionet më të fundit të Android Lollipop atëherë blini telefonët më të mirë të kompanive si HTC One, linja Galaxy S e Samsung apo linja LG G. (PCWorld Albanian)

Braktisen Samsung Galaxy Note II, HTC One mini dhe HTC One mini 2. Nuk do të ketë Android Lollipop për ta
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)