BQ Aquaris M10 do të bëjë realitet konvergjencën e premtuar të Caonical

Publikuar më: 05-02-2016

tablet-overview-convergence-100643448-largeUbuntu është pranë realizimit të konvergjencës mes platformave mobile dhe desktop. Pas disa javësh spekulime, Caonical prezantoi tabletin e parë Ubuntu i cili do të prodhohet nga firma spanjolle BQ e cila në të kaluarën ka shitur telefonët e parë me këtë sistem operativ.

Specifikat e tabletit BQ Aquaris M10 mund ti gjeni të listuara edhe në uebfaqen e Caonical. Siç mund ta kuptoni nga emërtimi, tableti karakterizohet nga një ekran 10.1 inç me prekje, proçesor katër bërthamësh MediaTek me frekuencë 1.5 Ghz, 2GB RAM, bateri me kapacitet 7280 mAh dhe 16 GB memorje të brendshme.

Ky tablet do të dalë në shitje në muajin Mars dhe eksperiencën e plotë të një desktopi linux do keni mundësi ta aksesoni në momentin që ndërlidhni një mouse dhe tastierë. Sipas Caonical, tableti mund të blihet në Europë nga BQ ndërsa çmimi nuk është zbuluar ende.

Ky tablet synon të ofrojë pikërisht atë vizionin e Caonical të konvergjencës. Microsoft ishte kompania e parë që i parapriu me Windows 10-tën. Aquaris M10 synon të bëjë realitet po të njëjtën gjë. (PCWorld Albanian)

BQ Aquaris M10 do të bëjë realitet konvergjencën e premtuar të Caonical
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)