Harduer

BQ Aquaris E5 HD do të jetë telefoni i tretë Ubuntu që debuton në treg

Jun 2 2015
0 Shpërndarje
BQ Aquaris E5 HD do të jetë telefoni i tretë Ubuntu që debuton në treg

ubuntu-phones.0.0

Krijuesi i sistemit operativ Ubuntu, Canonical priti një kohë të gjatë përpara se të lançonte smartfonin e parë që përdorte këtë sistem operativ. Por smartfoni i dytë Ubuntu nuk do të vonojë kaq shumë. Vet kompania deklaroi se smartfoni i dytë Ubuntu i quajtur Aquaris E5 HD Ubuntu Edition do të vijë në mesin e muajit Qershor, vetëm 4 muaj pas lançimit të smartfonit të parë të këtij tipi.

Ashtu si parardhësi i tij, ky smartfon do të prodhohet nga prodhuesi spanjoll BQ por cilësia e tij do të jetë përmirsuar ndjeshëm. Ndërkohë që smartfoni i parë i Canonical kishte një ekran 4.5 inch qHD, ekrani i smartfonit të ardhshëm do të ketë një ekran 5 inç IPS HD me rezolucion 720×1280. Proçesori do të ngelet i njëjti, MediaTek 1.3GHz me 4 bërthama, ndërkohë që do të vijë i shoqëruar nga një kapacitet memorie të dyfishuar. Aquarius E5 HD do të ketë një kamera frontale 5 megapiksel dhe një të pasme 13 megapiksel. Për më tepër ky telefon do të ofrojë mbështetje për dy karta SIM.

Avantazh për ne përbën fakti se smartfoni do të jetë i disponueshëm vetëm në Europë duke qënë i disponueshëm për blerje vetëm në dyqanin online të BQ. Çmimi afërisisht do të jetë 199 euro. Së fundmi është rapotuar se dhe kompania kineze Meizu do të lancojë një smartfon Ubuntu për tregun europian në muajin qershor, duke e zgjeruar kështu për të parën herë aktivitetin e kompanisë dhe jashtë kufijve të Kinës. Meizu MX4 Ubuntu Edition parashikohet të ketë një cmim prej 299 eurosh. Të shohim se cila nga këta dy smartfonë do konkurojë më fortë me rivalët në treg. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>