Boxx Apex1 është një mini workstation me proçesor 18 bërthamësh Xeon

Publikuar më: 30-09-2015

apexx1_high-res-100618119-largeProdhuesi i njohur i kompjuterave profesionalë WorkStation, Boxx, ka krijuar atë që mendohet të jetë edhe Workstation më i vogël botë. Vetëm 5 inç i gjërë dhe 8.5 inç i gjatë ky kompjuter përmban 18 bërthama Xeon shoqëruar nga grafika profesionale.

Në të vëretë Box nuk është kompania e vetme që po ndërton kompjutera profesionalë në madhësi relativisht të vogël. Por ndryshe nga të tjerët ajo që ofron Boxx është e një niveli tjetër për vetë faktin se ushqyesin e ka zhvendosur jashtë duke reduktuar ndjeshëm madhësinë e kasës.

6_blue-measurements0425-100618115-largeMadje Boxx ka arritur të integrojë brenda kësaj hapësire të vogël edhe ftohës të lëngshëm. Bordi kryesor është një model X99MinilTX ndërtuar nga Asrock i cili ofron vetëm dy kanale RAM-i në vend të katër, një sakrificë kjo e cila mund të kushtojë.

2_side-panel-off-100618113-largeSiç mund ta shikoni në foto kjo kasë mund të mos ketë hapësirë të mjaftueshme për një kartë grafike Nvidia ose AMD por Boxx ka arritur të integrojë një Quadro K1200. Kasa është e ndërtuar dhe përshtatur terësisht nga Boxx. (PCWorld Albanian)

Boxx Apex1 është një mini workstation me proçesor 18 bërthamësh Xeon
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)