Box publikoi aplikacionin e ri për Windows 10-tën

Publikuar më: 13-11-2015

Box-for-Windows-10-app-blog-post-imageShërbimi cloud Box ditën e sotme bëri publik aplikacionin e ri për Windows 10-tën. Që në muajin Prill kompania ka njoftuar se po punonte në këtë aplikacione dhe tani është i disponueshëm në Windows Store.

Aplikacioni i ri sjell integrim më të thellë me platformën desktop të Microsoft. Të dhënat e edituara së fundmi shfaqen në qëndrën e njoftimeve të Windows 10-tës. Gjithashtu shfletimi në dosjet dhe skedarët e Windows është integruar me ndërfaqen e Windows 10-tës.

Siç e dimë Microsoft ka shërbimin vetjak cloud, OneDrive. Në botën e sipërmarrjeve OneDrive është shërbim i besueshëm falë brendit të Microsoft dhe sa i përket Box, trajtohet si një “i ri” në këtë mes. Kohët e fundit Box ka punuar së afërmi me Microsoft madje duke lejuar përdoruesit e saj të editojnë dhe të ruajnë dokumentet Office në shërbimin cloud.

Gjer në muajin shtator Box numëronte 50,000 konsumatorë. Bashkëpunimi i fundit me IBM ka forcuar më tej pozitat e saj në sy e sipërmarrjeve. (PCWorld Albanian)

Box publikoi aplikacionin e ri për Windows 10-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)