BMW, Intel dhe Mobileye do të prodhojnë makinën e parë plotësisht të automatizuar në 2021

Publikuar më: 01-07-2016

BMWCar-930x620Një tjetër gjigand i prodhimit të automobilave tregoi përkushtimin e tij ndaj makinave me sistem vetëdrejtimi, ndërsa BMW-ja zbuloi planet për ndërtimin e makinës së parë plotësisht të automatizuar në 5 vitet e ardhshme.

Prodhuesi gjerman i makinave luksoze njoftoi bashkëpunimin me Intel dhe Mobileye, një startup izraelit specilizuar në ndërtimin e teknologjive për makinat me sistem vetëdrejtimi.

BMW është i fundit i prodhuesve tradicional të makinave që tregon ambicjet në këtë sektor. Në ditët e para të 2016-tës, General Motors gjithashtu bëri të ditur aspiratat e tij për makinat e automatizuara me një investim prej 500 milion dollarësh në Lyft ndjekur nga blerja 1 miliard dollarëshe e startupit Cruise Automation. Toyota gjithashtu po bën hapa në këtë drejtim.

Edhe Intel i është bashkuar këtyre nismave me blerjen e startupit Itseez. Tani së bashku me BMW dhe Mobileye, treshja do të orvatet për të futur makina të tilla në qarkullim brenda 2021. (PCWorld Albanian)

BMW, Intel dhe Mobileye do të prodhojnë makinën e parë plotësisht të automatizuar në 2021
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)